Casilla zbulon ‘çmendurinë’ e Perez: Fitoni Ligën e Kampionëve ose ecni këmbë nga Kievi në Madrid

Casilla zbulon ‘çmendurinë’ e Perez: Fitoni Ligën e Kampionëve ose ecni këmbë nga Kievi në Madrid

13:22, 20/01/2022

Real Madrid gjithmonë do mbahet kujtohet si “mbreti” i Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” e kanë fituar plotë 13 herë trofeun më prestigjiozë në botë, derisa pas tyre është AC Milan me shtatë sosh.

Real Madrid gjithmonë është ndër favoritët kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve, sidoqoftë ish portieri i Real Madridit, Kiko Casilla ka zbuluar një bisedë me presidentin e klubit, Florentino Perez në finalen e LK.

Casilla tha se Perez i kishte thënë që nëse nuk fitojnë, do ecin me këmbë nga Kievi në Madrid.

“Florentino me pyeti se çfarë do ndodh para ndeshjes ndaj Liverpoolit, i thashë që duhet ta fitojmë”.

“Ai tha se mirë nëse e fitoni sepse të ecni këmbë nga Kievi në Madrid është shumë larg”, zbuloi Casilla për “Marca”.

Ndërkohë, Real Madrid atë takim e fitoi me rezultat 3 – 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco