Gjykatësit tregojnë tri arsyet pse e dëbuan Gjokoviqin nga Australia

Gjykatësit tregojnë tri arsyet pse e dëbuan Gjokoviqin nga Australia

09:59, 20/01/2022

Tre gjykatësit të cilët njëzëri ia hodhën poshtë Novak Gjokoviqit kërkesën për të qëndruar në Australi për të garuar në turneun Australian Open, i kanë treguar tri arsyet kryesore për dëbimin e tenistit serb.

Në një njoftim me shkrim, gjykatësit thanë se nuk ishte e paarsyeshme apo e palogjikshme për ministrin e Imigrimit Alex Hawke ta dëbojë Gjokoviqin për shkak të shqetësimeve se serbi i pavaksinuar mund të përbënte rrezik për shëndetin dhe rendin publik.

Sipas tyre, ishte e kuptueshme që ministri të vinte në përfundim se prania e Gjokoviqit mund të kishte nxitur protesta kundër vaksinës, gjë që do ta kishte ndihmuar edhe përhapjen e Covid-19.

Ata nënvizuan po ashtu se vendimi i ministrit përfshiu edhe mundësinë e ndikimit të tenistit serb ndaj njerëzve që janë të pasigurt për ta marrë vaksinën.

“Ndikimi i mundshëm në grupin e dytë vjen nga përvoja njerëzore dhe logjika e shëndoshë: Një yll ikonë i tenisit botëror mund të ketë ndikim te njerëzit e gjitha moshave, të rinj apo të vjetër, por mbase tek te rinjtë në veçanti dhe te njerëzit lehtë të ndikuar, për të bërë siç bën ai. Kjo nuk është jo reale, nuk ka nevojë për prova”, thuhet në vendimin e gjykatësve.

Tenisti serb Gjokoviq, i cili nuk është i vaksinuar kundër Covid-19, u dëbua nga Australia të dielën, një ditë para fillimit të grand slamin Australian Open.

34-vjeçarit i ishte pranuar një përjashtim mjekësor nga marrja e vaksinës për të hyrë në Australi nga dy panele mjekësore – njëri i thirrur nga Tennis Australia dhe tjetri nga qeveria e shtetit të Victorias – pasi kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus në mes të dhjetorit.

Megjithatë, Forca Kufitare e Australisë e ndaloi 20 herë fituesin e titujve grand slam më 5 janar për shkak se nuk i kishte plotësuar kërkesat e qeverisë federale për koronavirusin dhe si pasojë viza e tij u anulua.

Një gjykatë e shfuqizoi atë vendim, por qeveria ia anuloi vizën përsëri të premten, duke thënë se ishte në interes të publikut. Gjykata Federate e përbërë nga tre gjykatës e hodhi poshtë ankesën e serbit dhe ai u dëbua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco