Premier League/ Manchester United theu rezistencën e Brentford, Tottenham realizoi një përmbysje të madhe

Premier League/ Manchester United theu rezistencën e Brentford, Tottenham realizoi një përmbysje të madhe

08:05, 20/01/2022

Manchester United fituan triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Brentford, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.

“Djajtë e Kuq” luajtën keq në pjesën e parë, por më pas shtuan ritmin dhe arritën të fitonin sfidën.

Golashënuesit për Mançesterin ishin Elanga në të 55-ën, Greenwood në të 62-ën dhe Rashford në minutën e 77-të dhe disfata e vendasve u zbut nga Toney pesë minuta para fundit.

Më herët, me një përmbysje fenomenale, Tottenham mundi Leicesterin 3-2 dhe fitoi pikë të rëndësishme në luftën për Champions League.

“Dhelprat” kaluan në epërsi me anë të Dakës në minutën e 24-të, ndërsa Kane barazoi në minutën e 38-të sfidën. Leicesterin kaloi sërish në avantazh pas golit të Maddison në minutën e 76-të për 2-1, teksa në fund ndodhi një lloj mrekullie.

Tottenham bëri një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e kampionatit anglez, falë  golave të Bergëijn në minutat 95 dhe 97 dhe fitoi 3-2.

Rezultatet dhe golashënuesit:

Brentford - Manchester United  1-3 (Toney 85' / Elanga 55', Greenwood 62', Rashford 77')

Leicester - Tottenham 2-3 (Daka 24', Maddison 76' / Kane 38' Bergëijn 90+5', 90+7')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco