Surprizë në Kupën e Gjermanisë, eliminohet skuadra e Bundesligës

Surprizë në Kupën e Gjermanisë, eliminohet skuadra e Bundesligës

21:23, 19/01/2022

Nuk kanë fund surprizat në Kupën e Gjermanisë. Pas eliminimit të Borussias së Dortmundit nga St Pauli të martën, një tjetër eliminim i bujshëm erdhi të mërkurën në raundin e 1/8-ave.

Një tjetër skuadër e Bundesligës dytë nxori jashtë një ekip me emër të Bundesligës duke e mposhtur thellë.

Hannover 96 u kualifikua në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni pasi mposhti lehtësisht me shifrat 3-0 Borussia Monchengladbach.

Beier dy herë dhe Kerk ishin autorët e golave për Hannover.

Bëri detyrën Leipzig që mposhti pastër 2-0 Hansa Rostock falë golave të Poulsen dhe Dani Olmo, me skuadrën nga Gjermania Lindore që preu biletën për në çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco