Robinho dënohet me 9 vite burg për përdhunimin e shqiptares

Robinho dënohet me 9 vite burg për përdhunimin e shqiptares

20:53, 19/01/2022

Robinho është dënuar me 9 vite burg për shkak të akuzave për përdhunimin e një vajze shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur më 22 janar të vitit 2013 dhe në atë kohë viktima e përdhunimit ka qenë 22-vjeçe.

37-vjeçari vendosi të mbyllë karrierën te Santos, klub me të cilin firmosi në tetorin e vitit 2020.

Gjashtë ditë pas firmës erdhi ndarja me klubin brazilian, pasi drejtuesit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të për shkak të akuzave për përdhunim.

“Një vajzë m’u afrua, filluam të pëlqenim njëri-tjetrin. Pastaj shkova në shtëpi me të. Kur ajo m’u afrua nuk ishte e pirë, sepse e mbante mend mirë emrin tim”, deklaronte kohë më parë Robinho.

Ndërkohë vajza në deklaratën përpara gjykatësve, tha se nuk ka qenë e vetëdijshme në atë moment, dhe më pas ka humbur plotësisht ndjenjat.

Shqiptarja tha se grupi e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë, në një garderobë.

Lojtari i njohur ka qëndruar jashtë fushave që prej momentit kur u largua nga Santos.

Ai apeloi vendimin e Gjykatës, por sot ka marrë lajmin e hidhur.

Gjykata e Kasacionit, që është shkalla e fundit e drejtësisë në Itali, ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin për 9 vite burg për Robinhon dhe mikun e tij Ricardo Falco.

Robinho dhe avokatët e tij paraqitën mëngjesin e sotëm apelin e fundit, i cili u refuzua nga gjykata italiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco