Të dashuruar me Brojën, tifozët i kërkojnë bomberit kuqezi të dëgjojë prindërit

Të dashuruar me Brojën, tifozët i kërkojnë bomberit kuqezi të dëgjojë prindërit

10:48, 19/01/2022

Tifozët e Sauthemptonit nuk duan asgjë më shumë sesa të shohin sulmuesin e tyre kryesor këtë sezon, Armando Brojën, që të transferohet përfundimisht në “St Mary’s” këtë muaj.

Talenti i sulmit kuqezi, aktualisht i huazuar nga Çelsi, po bind gjithnjë e më shumë për potencialin e tij me 7 golat që ka shënuar në 20 ndeshje me skuadrën e Ralf Hazenhytelit.

Klubet kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të 20-vjeçarit te “Shenjtorët” që këtë muaj.

Image

Tekniku austriak konfirmoi se edhe familja e Brojës ka shprehur dëshirën për transferimin e djalit të tyre në Sauthempton, ndërkohë që drejtori i klubit, Martin Semens, ka nisur bisedimet me drejtoreshën e Çelsit, Marina Granovskaia, për opsionet e së ardhmes së lojtarit.

Të gjitha alternativat janë në tavolinë, përfshirë edhe huazimin për një tjetër sezon të sulmuesit.

THIRRJET – Ndërkohë që një postim i Brojës në “Twitter” ka entuziazmuar tifozët, të cilët i kërkojnë që të transferohet në klubin e tyre, faqja zyrtare e klubit në “Twitter” postoi një foto të sulmuesit me inicialet e tij AB shoqëruar nga një yll.

Broja komentoi me një zemër ndërsa mbështetësit e Sauthemptonit i shkruanin:

“Dëgjo prindërit Armando… firmose kontratën”. Çelsi është i hapur për të gjitha opsionet për të ardhmen e produktit të akademisë së tyre.

Sipas “Evening Standard”, përgjigja e bluve të Europës për Sauthemptonin nuk do të vonojë për një kohë të gjatë, përkundrazi, do të mbërrijë brenda kësaj jave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco