Australian Open: Nadal kalon me lehtësi në raundin e tretë

Australian Open: Nadal kalon me lehtësi në raundin e tretë

09:55, 19/01/2022

Tenisti Rafael Nadal kaloi me lehtësi në raundin e tretë në “Australian Open”, duke e mposhtur Yannick Hanfmann.

Nadal, i cili synon titullin rekord të 21-të të Grand Slam për meshkuj, mundi Hanfmann të Gjermanisë 6-2 6-3 6-4.

Nadal, pesë herë finalist në Melburn, është i vetmi ish-kampion që ka mbetur në shortin e meshkujve, transmeton Klankosova.tv.

Ai e ndërpreu sezonin e tij 2021 për shkak të një dëmtimi në këmbë, por ka bërë një rikthim të fortë, duke fituar turneun e tij të parë në përgatitjen e Australian Open.

Nadal në raundin tjetër do të përballet me Karen Khachanov ose Benjamin Bonzin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco