Igli Tare mohon gjithçka: Muriqin nuk do të transferohet te CSKA, Sarri pranë rinovimit

Igli Tare mohon gjithçka: Muriqin nuk do të transferohet te CSKA, Sarri pranë rinovimit

09:47, 19/01/2022

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, dha një intervistë në prag të sfidës se Kupës së Italisë midis Lazios dhe Udineses. Ai tha se lajmet mbi shqiptarin nuk janë të vërteta, ndërkohë që konfirmoi se rinovimi i Sarrit është shumë pranë. 

“Muriqi? Nuk është e vërtetë që është afër CSKA-së. Këto gjëra janë të këqija për ju gazetarët dhe ata që mbështesin Lazion. Ne nuk tallemi me njerëzit dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë, bëjmë zgjedhje të përbashkëta me trajnerin. Nuk është korrekte që të bëhet keqinformim”. 

MERKATO- “Kjo është një pyetje që më pëlqen. Ne kemi probleme me indeksin ekonomik që duhet të zgjidhen. Kur ta zgjidhim problemin, nëse do të ketë situata që mund të ndihmojnë ekipin dhe Sarrin, ne do të bëjmë atë që mundemi”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco