Lazio bëhet ekipi i katërt që siguron një vend në fazën çerek-finale të Kupës së Italisë, pasi mposhti Udinesen me rezultatin minimal, 1-0.
Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” nuk njohu fitues për 90 minuta dhe u desh koha shtesë për të vendosur fituesin.
Çiro Imobile, i cili zëvendësoi Vedat Muriqin në minutën e 71’, vendosi sfidën me një gol të vetëm të shënuar në minutën e 106.
Gjithashtu në këtë sfidë u aktivizua dhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Mbrojtësi u aktivizua në minutën e 80’ të takimit, i cili dha një performancë shumë të mirë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: