Klubi italian gjen zgjidhjen e çuditshme, lojtarët e pavaksinuar do të udhëtojnë me furgon

Klubi italian gjen zgjidhjen e çuditshme, lojtarët e pavaksinuar do të udhëtojnë me furgon

16:45, 18/01/2022

Atalanta do të përballet në fundjavë me Lazion në transfertë, por po kalon një situatë jo të mirë për sa i përket vaksinimit të lojtarëve.

Duket se më në fund klubi “bergamas” i ka dhënë zgjidhje këtij problemi.

Lojtarët të cilët nuk janë vaksinuar do të duhet të udhëtojnë vetëm me furgon për në kryeqytet dhe jo me skuadrën.

Por kjo nuk është e gjitha, ata gjithashtu do të duhen të akomodohen në apartamente të ndryshme afër hotelit që do të akomodohet pjesa tjetër e ekipit.

Gjithsesi do të lejohen të luajnë kundër Lazios.

Pas sfidës, ata do të kthehen për në Bergamo, në të njëjtën mënyrë siç do të shkojnë për në Romë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco