Milani i shpall 'luftë' Juventusit për Nedim Bajramin

Milani i shpall 'luftë' Juventusit për Nedim Bajramin

15:46, 18/01/2022

Nedim Bajrami është një nga emrat me te lakuar ne klubet e Seria A. Futbollisti 22-vjecar është një nga lojtarët me të ardhme të ndritur në elitën e futbollit evropian.  

Futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka dhënë 3 asiste në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon në Serinë A me Empolin, duke u kthyer shpejt në një nga lojtarët e rinj më interesant.  

Prej ditësh përflitet për negociatat me Sasuolon që është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa është raportuar se edhe Juventusi po monitoronte futbollistin e përfaqësueses shqiptare. 

Sot, e përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar se mes klubeve që po monitorojnë lojtarin, tani bën pjesë edhe Milani, ndaj të cilit ai shënoi një nga golat në elitën e futbollit italian në këtë sezon. Kuqezinjtë janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj premtues dhe duket se edhe Maldini po sheh më vëmendje Bajramin.

Nuk ka ende një lëvizje konkrete, si ajo e Sasuolos, por rritja e numrit të pretendentëve për lojtarin, e sidomos me emra si Juventus e Milan, tregon qartësisht vlerat që ka fantazisti i përfaqësueses shqiptare. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco