Pioli: Gjyqtari na kërkoi falje

Pioli: Gjyqtari na kërkoi falje

15:56, 18/01/2022

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thotë se gjyqtari Marco Serra u kërkoi falje lojtarëve të Milanit pasi ai anuloi një gol të Junior Messias, disa sekonda para golit fitues të Spezias.

Kuqezinjtë pësuan një humbje befasuese 2-1 në San Siro nga Spezia, duke mbetur prapa në luftë për titull, shkruan Gazeta Express.

Gjyqtari gabimisht anuloi një gol të Messias duke dhënë një goditje dënimi për kuqezinjtë përpara se ish-lojtari i Crotone të gjente golin e fitores.

Lojtarët e Milanit u tërbuan dhe pësuan një gol nga Emmanuel Gyasi vetëm pak sekonda më vonë.

Trajneri i kuqezinjve, Pioli, ka pranuar se përgjegjësit për rezultatin e sotëm janë lojtarët e tij dhe arbitri.

“Unë u përpoqa t’i qetësoja lojtarët e mi, por nuk ia dola siç e dëshmon goli i Spezias”, tha ai për Dazn.

“E dinim se ishte një padrejtësi, ne duhet të fajësojmë veten, por ndajmë përgjegjësinë me arbitrin. Më vjen keq ta them këtë. Ai madje kërkoi falje, ndoshta nuk ishte as faj. Eshte turp. Megjithatë, ne duhet të kishim shënuar më shumë gola në pjesën e parë, është një natë e keqe dhe ne duhet të reagojmë tani”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco