Everton në kërkim të një trajneri, drejtuesit nisin bisedimet me Lampard dhe Rooney

Everton në kërkim të një trajneri, drejtuesit nisin bisedimet me Lampard dhe Rooney

15:31, 18/01/2022

Evertoni është në kërkim të një trajneri, për të plotësuar vendin e lënë bosh në stol pas largimit të Rafa Benitez, që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. 

Sipas asaj që shkruan “Telegraph”, janë shtuar kontaktet me Wayne Rooney dhe Frank Lampard, madje pritet që drejtuesit e klubit të kenë biseda kokë më kokë me dy teknikët. 

Për Rooney do të ishte një rikthim në skuadrën në të cilën u formua si futbollist. Aktualisht ish-sulmuesi është trajner i Derby County, ndërsa Lampard është akoma pa skuadër, pas shkarkimit nga Chelsea një vit më parë 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco