Prishtinës i largohet ylli i skuadrës, vendos ta vazhdojë jetën me familjen e tij në Norvegji

Prishtinës i largohet ylli i skuadrës, vendos ta vazhdojë jetën me familjen e tij në Norvegji

15:37, 18/01/2022 Klubi i Prishtinës dhe futbollisti i mirënjohur kosovar, Leotrim Bekteshi, i kanë ndarë rrugët.

Lajmin e ka konfirmuar klubit kryeqytetas përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

 

Bekteshi është larguar nga ‘bardhekaltërit’, pasi ka vendosur që ta vazhdojë jetën së bashku me familjen e tij në Norvegji.

 

Sa ishte pjesë e Prishtinës për tre vite e gjysmë, ai ka regjistruar 150 paraqitje, derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Prishtinë për largimin e mbrojtësit, i cili sezonin që lamë pas ishte pjesë e formacionit më të mirë të Superligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco