Newcastle i ofron 40 milionë euro për Hazardin

Newcastle i ofron 40 milionë euro për Hazardin

13:52, 18/01/2022

Duket se Real Madridi nuk është i gatshëm ta shesë me këtë çmim futbollistin belg

Newcastle United është i interesuar për transferimin e Eden Hazardit.

Mediumi “El Nacional” raporton se klubi anglez i ofron 40 milionë euro për futbollistin belg.

Por, Real Madridi duket se e ka refuzuar këtë ofertë.

“Los Blancos” e kishin blerë lojtarin për 115 milionë euro nga Chelsea dhe nuk duan të humbasin aq shumë para.

“Mbretërit e Spanjës” do ta shisnin 31 vjeçarin vetëm për një ofertë prej më shumë se 50 milionë eurosh.

Gjithashtu, duket se edhe përfaqësuesi belg nuk është i interesuar për t’iu bashkuar ekipit Bardhezi.

Më shumë, ai do ta preferonte rikthimin në Chelsea, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

E në “Santiago Bernabeu”, ai ka qenë dështim deri tash. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco