ESPN: PSG optimist se Mbappe do qëndrojë, gjërat kanë ndryshuar

ESPN: PSG optimist se Mbappe do qëndrojë, gjërat kanë ndryshuar

13:18, 18/01/2022

PSG raportohet se është më optimist se mund të bindin sulmuesin Kylian Mbappe të vazhdojë qëndrimin në klub.

 

23-vjeçarit i skadon kontrata në verë, por sipas ESPN, familja e Mbappe është në negociata me “Parisienët” për një rinovim për një kohë të shkurtër dhe takimi i fundit ka qenë pozitiv.

Tutje, raportohet se PSG beson që Mbappe do qëndrojë për arsye se tani ndihet edhe më lider te skuadra franceze.

Sidoqoftë, Real Madrid gjithashtu është optimist që do munden ta transferojnë francezin në verë. Klubi madrilen ishte afër ta transferonte edhe verën që lamë pas, por PSG refuzoi plotë 200 milionë euro.

Një ndër faktet që PSG është optimist për rinovimin e Mbappe, është dhoma e zhveshjes, ku gjenden plotë yje si Neymar, Lionel Messi dhe Sergio Ramos, diçka që sulmuesi e ka dashur gjithmonë.

Arritja e Zinedine Zidanes në sezonin tjetër është një tjetër faktor që do e bind francezin për rinovimin e kontratës.

PSG raportohet se ka kontaktuar Zidanen në rast që Pochettino në verë i bashkohet Manchester Unitedit.

Ndërkohë, PSG është në negociata edhe me Paul Pogba dhe Franck Kessie, lojtarë që gjithashtu do e bindnin Mbappen për rinovim.

Kurse, në fund thuhet se Mbappe nuk do vendos për të ardhmen pa përfunduar takimi i raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco