Bellerin flet për largimin nga Arsenal dhe i dërgon mesazh Artetas

Bellerin flet për largimin nga Arsenal dhe i dërgon mesazh Artetas

12:55, 18/01/2022

Mbrojtësi Hector Belleri ka folur për largimin nga Arsenal dhe ka falënderuar trajnerin Mikel Arteta që lejoi ta kompletonte huazimin te Real Betis.

 

Bellerin ishte pjesë e “Topçinjve” që nga viti 2014, duke bërë mbi 200 paraqitje dhe zakonisht zhvillonte mbi 40 ndeshje në vit, por këtë vitet e fundit lëndimet e shpeshta ndikuan që të humbiste formën.

Bellerin kërkoi largimin verën e kaluar dhe Arteta ia plotësoi dëshirën, me 26-vjeçarin që u huazua te Betis.

Ish lojtari i akademisë së Barcelonës ka folur për kohën në Angli dhe tregoi motivimin që kishte për largimin nga Arsenal.

“Isha më fat që Mikel ishte shumë i kuptueshëm. Mikel e dinte që nuk ishte asgjë që të bënte me futbollin ose klubin”.

“Nuk ishte sepse nuk doja të luaja atje, por që sepse nuk ndihmonte asnjërën prej nesh. E dija që nuk ishte vendi për të qenë atë kohë, asgjë nuk funksionoi dhe Mikel e kuptoi”.

“Ai i dinë të gjitha që kam kaluar te Arsenal, lëndimet, secilën prej tyre. Isha më fat që mund të hapja sytë me të dhe të flisnim. Ai tha “Dua të të ndihmoj”. Jo vetëm si trajner, por edhe si mik”.

“Respekti që kemi si njerëz është aty dhe isha i lumtur që Arsenal me dha mundësinë e largimit. Mund të shohësh që në atë kohë asgjë nuk funksionnte për asnjërin nga ne. Jam i lumtur”.

Tutje, Bellerin lavdëroi Arsenalin për arritjet këtë sezon, derisa kalon kohë të mirë me Real Betisin që renditët në pozitën e tretë në La Liga, 15 pikë prapa Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco