Pogba rikthehet në stërvitje te Man Utd

Pogba rikthehet në stërvitje te Man Utd

09:17, 18/01/2022

Mesfushori Paul Pogba është rikthyer në stërvitje te Manchester United, derisa ka sugjerime që lojtari është afër edhe të luajë.

 

28-vjeçari nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që nga fillimi i nëntorit shkaku i lëndimit që mori duke përfaqësuar Francën.

 

E ardhmja e Pogba mbetet e paqartë me kontratën që i skadon në verë dhe ka pasur sugjerime që Man Utd është gati ta lejojë të largohet falas.

Pogba ndoshta do jetë gati për ndeshjet e radhës me Man Utd që garon në tre kompeticione, Premierligë, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Përmes një foto të postuar nga Cristiano Ronaldo, aty vërehet edhe Pogba që dëshmon që ka nisur stërvitjet me grupin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco