Dembele larg Barcelonës, sulmuesi kërkohet nga klubet evropiane

Dembele larg Barcelonës, sulmuesi kërkohet nga klubet evropiane

12:05, 17/01/2022

Kontrata e francezit, Ousmane Dembele, skadon në qershor dhe Barcelona nuk ka pasur sukses në bindje për rinovimin e kontratës.

Man United ka qenë i lidhur me francezin në muajt e fundit, ndërkohë, Juventusi e ka në vëzhgim kohët e fundit.

Sipas ‘Sport’, Barcelona pret që 24-vjeçari t’i bashkohet njërës nga dy skuadrat në verë sapo kontrata t’i skadon.

Raporti shton se Bayern Munich dhe PSG gjithashtu kanë shprehur interesim, por janë larguar nga gara shkaku i shqetësimeve lidhur me lëndimet dhe kërkesat e larta të pagave.

Dembele që iu bashkua Barcelonës nga Dortmund në vitin 2017, ka shënuar një herë dhe asistuar dy herë në 11 paraqitje këtë edicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco