‘The Best FIFA’/ Futbollistët dhe trajnerët në garë për çmimin prestigjioz

‘The Best FIFA’/ Futbollistët dhe trajnerët në garë për çmimin prestigjioz

10:23, 17/01/2022

FIFA do të shpallë sot më të mirët e vitit 2021, sipas kategorive përkatëse. Ky është ekuivalenti i “Topit të Artë”, që jepet nga “France Football” dhe për vitin e kaluar u fitua nga Lionel Messi.

“The Best FIFA” iu akordua Robert Lewandowskit në edicionin e fundit. Do të Ndahen dhjetë kategori, nga lojtari më i mirë deri te goli më i mirë dhe “top 11” e vitit të kaluar.

KANDIDATËT

Lojtari më i mirë: Lewandowski, Messi, Salah

Lojtarja më e mirë: Hermoso, Kerr, Putellas

Portieri më i mirë: Donnarumma, Mendy, Neuer

Portierja më e mirë femër: Berger, Endler, Labbè

Trajneri më i mirë: Mancini, Guardiola, Tuchel

Trajneri më i mirë i një ekipi për femra: Cortes, Hayes, Wiegman

Goli më i mirë: Lamela, Schick, Taremi

 

Kush voton për “The Best FIFA”? Gazetarët, trajnerët e ekipeve kombëtare dhe

kapitenët e tyre respektojnë çmimet e ndryshme të FIFA-s. Jo vetëm kaq, duke

pasur parasysh votën e rëndësishme të tifozëve të shprehur përmes faqes zyrtare të

FIFA-s, vlen edhe ajo në klasifikimin final të “The Best”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco