VIDEO/ Kaos në fundin e ndeshjes së Kupës së Afrikës, lojtari godet me grusht kundërshtarin dhe...

VIDEO/ Kaos në fundin e ndeshjes së Kupës së Afrikës, lojtari godet me grusht kundërshtarin dhe...

10:45, 15/01/2022

Situatë e tensionuar në fundin e ndeshjes së Kupës së Afrikës mes Gabonit dhe Ganës, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Benxhamin Teteh i skuadrës së Ganës ka dalë me karton të kuq pas një grushti që i dha kundërshtarit të tij në fundin e takimit, ekzaktësisht në minutën e 90+4′.

Ende nuk dihet arsyeja përse sulmuesi 24-vjeçar i skuadrës së Jeni Malatjaspor, e cila militon në Superligën turke ka reaguar në atë mënyrë dhe për arbitrin kryesor ai gjest është ndëshkuar me karton të kuq.

Të dyja kombëtaret ndodhen në Grupin C në Kupën e Afrikës, teksa Gaboni mban vendin e dytë të grupit në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Gana vendin e tretë me 1 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco