Po shkëlqen në Premier League, trajneri i Southampton e do me çdo kusht Brojën në ekip: Do të bisedojmë më Chelsean

Po shkëlqen në Premier League, trajneri i Southampton e do me çdo kusht Brojën në ekip: Do të bisedojmë më Chelsean

09:18, 15/01/2022

Trajneri i Southamptonit, Ralf Hasenhuttl ka folur sërish për bomberin shqiptar, Armando Broja.

Sulmuesi nga Kopliku realizoi njërin nga katër golat e skuadrës së tij në fitoren 4-1 të klubit në mesjavë ndaj Brentford.

Me golin e realizuar, askush më shumë se ai nuk ka shënuar gola për klubin e Southampton në Premierligë këtë sezon.

Hasenhuttl po shpreson që klubi të gjejë një zgjidhje në mënyrë që ta mbajnë atë edhe për vite të tjera.

“Do të gjejmë gjuhën e përbashkët me lojtarin, agjentët, klubin. Çfarë duan ata, çfarë do Chelsea”, shtoi Huttl.

“Semmens (pronari) është në kontakt të ngushtë me Marinën dhe ata do të gjejnë gjuhën e përbashkët”, ka deklaruar trajneri austriak

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco