Rekorde në Champions/ Mesi barazon Ronaldon, Mbape i kalon të dy

Rekorde në Champions/ Mesi barazon Ronaldon, Mbape i kalon të dy

23:13, 07/12/2021

Ndeshja e sotme mes PSG dhe Klub Bryzh, ka kthyer parisienët te fitoret, por ka qenë e rëndësishme sidomos për dy prej futbollistëve të kësaj skuadre, Kilian Mbape dhe Lionel Mesi, të cilët shënuan nga dy gola në këtë duel.

Mesi vazhdoi duelin e tij historik me Kristiano Ronaldon dhe me golat e realizuar kundër belgëve sot, barazoi numrin e skuadrave të ndryshme ndaj të cilave ka shënuar portugezi në këtë turne.

Të dy tashmë janë në kuotën e 38 ekipeve të ndryshme ndaj të cilave kanë shënuar në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë, të ndjekur nga Benzema me 24 skuadra.

Ndërkaq, me penalltinë e gjuajtur sot, Mesi barazon Ronaldon edhe me këtë statistikë, pasi të dy janë në kuotën e 22 të tillave të ekzekutuar në turne, duke mbajtur vendin e parë në klasifikimin e të gjitha kohëve.

Portugezi ka shënuar 19 e gabuar 3, ndërsa argjentinasi ka gabuar 1 më shumë.

Por e dhëna më mbresëlënëse është ajo e Kilian Mbape, i cili sot shënoi 2 gola e dha asistin te goli i parë i Mesit, tani rezulton se deri tani ka shënuar 31 gola e dhënë 20 asiste në Ligën e Kampioneve, pa mbushur ende 23 vjeç.

Në moshën e tij, Ronaldo kishte shënuar 8 gola e dhënë 8 asiste, ndërsa Mesi kishte shënuar 25 e dhënë 8 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco