U mbyll mes polemikash, talenti i Dortmund shpërthen ndaj arbitrit: Ç’të presësh nga një njeri që trukon ndeshje

U mbyll mes polemikash, talenti i Dortmund shpërthen ndaj arbitrit: Ç’të presësh nga një njeri që trukon ndeshje

10:36, 05/12/2021

Fitorja 3-2 e Bajern Mynih ndaj Borusia Dortmund nuk është kapërdirë lehtë nga humbësit. Në epiqendër të kritikave të tyre ishte gjyqtari Feliks Zvajer, i cili akordoi një penallti për prekje të topit me dorë nga Humels. Ajo penallti solli golin e Levandovskit që vulosi suksesin 3-2 ndërsa trajneri Marko Rose u ndëshkua me karton të kuq për protesta të shumta.

Pas ndeshjes, Xhud Belingem, futbollisti i Borusia Dortmund, ka akuzuar hapur gjyqtarin, duke kujtuar të kaluarën e tij.

“Sipas meje nuk është penallti, Humels as nuk e sheh topin, po lufton për të, ndërsa më pas topi e godet. Mund të shohësh edhe shumë vendime të jera gjatë ndeshjes.  I jep gjyqtarit që ka trukuar më parë ndeshjen më të madhe në Gjermani. Çfarë do presësh?”, ishte akuza e rëndë e futbollistit anglez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco