Erling Haaland nuk e ka fshehur pakënaqësinë pas humbjes 3-2 të pësuar kundër Bayern Munich në kampionat.
Sulmuesi norvegjez është ankuar hapur për arbitrimin, duke e cilësuar arbitrin e ndeshjes arrogant.
“Mendoj se arbitrimi ishte një skandal”, ka thënë Haaland në intervistën pas ndeshjes.
“Rasti i Reus? Ishte një penallti e pastër. E pyeta arbitrin ‘pse nuk shkon ta shikosh te VAR?”. Ai m’u përgjigj ‘nuk është e nevojshme’ si një arrogant.
“Jo. Duhet të qetësohem pak. Po, ai ishte arrogant dhe nuk dua të them më shumë”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: