Rakitic bënë një krahasim interesant mes Messit dhe Jordanit

Rakitic bënë një krahasim interesant mes Messit dhe Jordanit

20:13, 03/12/2021

Ivan Rakitic ka luajtur për gjashtë sezone radhazi (2014-2020) me Leo Messin te Barcelona.

Kroati 33-vjeçari është nga ata që mendojnë se Leo Mess e meritoi fitimin e “Topit të Artë” për herë të shtatë në karrierë.

Lojtari i Sevillës e krahason yllin argjentinas të PSG-së me Michael Jordanin, legjendën e basketbollit.

Rakitic shprehet i bindur se Messi dhe Jordan nuk do kishin fituar kaq shumë nëse nuk do të luanin me skuadra të forta dhe shumë të mira.

“Për ne, ajo që përfaqëson Leo Messi në futboll është e ngjashme me atë që përfaqëson Michael Jordan në basketboll”.

“Të dy e dinë se pa ekipin pas tyre, ata kurrë nuk do të kishin arritur kaq suksese në karrierë”, ka thënë Rakitic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco