Kjaer kryen operacionin në gju, klubi njofton mbi gjendjen e futbollistit

Kjaer kryen operacionin në gju, klubi njofton mbi gjendjen e futbollistit

20:06, 03/12/2021

Simon Kjaer pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Xhenoas. Mbrojtësi doli me barelë dhe tizofët i druheshin një dëmtimi të rëndë. Milani ka dalë me një komunikatë për shtyp lidhur me gjendjen e lojtarit.

“Simon Kjaer ka kryer ndërhyrje në gjurin e majtë për rregullimin e ligamentit. Operacioni u krye në klinikën ‘La Madonina’, nga doktori Roberto Pozoni dhe doli me sukses. Kjaer është mirë dhe i motivuar për të nisur fazën e rikuperimit menjëherë. Kjo periudhë parashikohet të jetë rreth 6 muaj”.

Kuqezinjtë kështu humbasin liderin e prapavijës në një sezon ku pritshmëritë janë të larta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco