VIDEO/ I morën barazimin me 10 lojtarë Teutës, tifozët e Vllaznisë përgëzojnë ekipin për performancën

VIDEO/ I morën barazimin me 10 lojtarë Teutës, tifozët e Vllaznisë përgëzojnë ekipin për performancën

19:44, 03/12/2021

Vllaznia mori një pikë të artë ndaj Teutës në “Elbasan Arena”. Kuqeblutë luanin me 10 lojtarë që prej minutës së 34-rt, pas ndëshkimit me karton të kuq të Aralicës.

Por ndonëse me një lojtar më pak dhe në disavantazh të një goli, shkodranët ia dolën t’i merrnin një pikë bregdetarëve.

Pas ndeshjes, tifozë të shumtë shkodranë, të cilët kishin udhëtuar për në Elbasan u mblodhën para autobusit të ekipit dhe nisën të brohorisnin dhe të përgëzonin skuadrën për rezultatin e marrë.

Me thirrjet “O Vllaznia, je më e mira, t’ka zili e gjithë Shqipëria!”, fansat e Vllaznisë uruan ekipin për barazimin e marrë me Kampionët në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco