Skuadra e Real Madridit mundi me rezultatin minimal 1-0 Athletic Bilbao në ndeshjen e javës së 9-të të La Ligas, duke blinduar vendin e parë në renditje me shtatë pikë më shumë se rivali i qytetit Atletico Madrid.
Reali e arriti fitoren falë të sulmuesit Karim Benzema, i cili ia doli më së miri në minutën e 40-të të shënonte për 1-0, që ishte goli i tij i 12-të këtë sezon.
Veç kësaj, vlen të theksohet se ka dhuruar shtatë asistime dhe aktualisht është lojtari më i mirë në La Ligën spanjolle pa rival.
Skuadra nga Bilbao mund të shënonte gol dhe të dilte me një pikë nga ndeshja, por Sancet në minutën e 76-të dhe Vesga në minutën e 85-të nuk ishin të saktë.
Reali pas kësaj ndeshje mbetet në krye të renditjes me 36 pikë, shtatë më shumë se Atletico Madrid, që ka një ndeshje më pak.
Në ndeshjen e radhës, Klubi Mbretëror do të luajë kundër Real Sociedad, i cili është i treti në renditje me 29 pikë dhe kjo sigurisht që do të jetë një test i vërtetë për skuadrën e Carlo Ancelottit në këtë pjesë të sezonit.
Rezultati dhe golashënuesi:
Real Madrid - Athletic Bilbao 1-0 (Benzema 40')
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: