E pabesueshme/ Rasti i dytë brenda natës, tifozi pëson infarkt në Southampton - Leicester

E pabesueshme/ Rasti i dytë brenda natës, tifozi pëson infarkt në Southampton - Leicester

22:30, 01/12/2021

E pabesueshme është ajo që po ndodh në Premier League.

Pas ndërprerjes së ndeshjes mes Watfod-it dhe Chelsea-t për shkak se një tifoz kishte nevojë për ndihmën mjekësore, pasi kishte pësuar arrest kardiak, një tjetër ndeshje është ndërprerë në Angli. Situata është po e njëjta.

Njëri prej tifozëve pëson goditje në zemër dhe humb ndjenjat, duke bërë që pjesa e dytë e ndeshjes mes Southampton-it dhe Leicester-it të niste 5 minuta me vonesë.

Hera e dytë që një ngjarje e tillë ndodh brenda një nate dhe alarmi ka nisur menjëherë të ngrihet në kokat e të gjithë sportdashësve, të cilët vështirë se mund të gjejnë shpjegimin përse episode të tilla po shtohen nga java në javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco