Ylli kosovar i pandalshëm, Zhegrova, shpërblehet nga skuadra zvicerane

Ylli kosovar i pandalshëm, Zhegrova, shpërblehet nga skuadra zvicerane

19:05, 01/12/2021

 

Edon Zhegrova është zgjedhur si futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të në Superligën e Zvicrës.

Zhegrova ishte fantastik në fitoren e Baselit 1-3 ndaj Luzernit ku luajti 59 minuta dhe dhuroi dy asiste.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës është duke shkëlqyer këtë sezon në Zvicër me katër gola dhe gjashtë asiste në 13 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve të tij të mira ai u shpërblye nga Superliga e Zvicrës me çmimin “Futbollisti i Javës”.

Zhegrova shihet si futbollistë me të ardhme të ndritur pasi është vetëm 22-vjeçar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco