Topi Artë/ Mesazhi misterioz i Mbappe

Topi Artë/ Mesazhi misterioz i Mbappe

10:54, 30/11/2021

Gala e Topit të Artë ka shërbyer për të bashkuar shumë nga lojtarët më të mirë në botë, dhe në atë buqetë ishte dhe Kylian Mbappé . 

Futbollisti i PSG-së ka shkuar i vetëm në teatrin Chatelet në Paris dhe ka qenë një nga më të duartrokiturit nga tifozët që kanë ardhur në rrethinat për të parë idhujt e tyre.

 Pasi kaloi në tapetin e kuq, sulmuesi mori pjesë në L'Equipe, një nga mediat e akredituara për të intervistuar protagonistët. 

Gazetari i gazetës franceze e pyeti për mundësinë e fitimit të çmimit këtë vit ose në të ardhmen, dhe Kylian la një mesazh të fshehtë për këtë.

“ Sigurisht që qëllimi im është të fitoj një apo disa Topa të Artë, por ka një proces për ta arritur atë, ” u shpreh ai. 

Disa tifozë e interpretuan këtë mesazh si një parashikim të mundshëm të një largimi nga PSG në fund të sezonit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco