Renditja përfundimtare, pikët që morën 30 kandidatët për ‘Topin e Artë’

Renditja përfundimtare, pikët që morën 30 kandidatët për ‘Topin e Artë’

09:50, 30/11/2021

Fitimi i “Topit të Artë” nga Lionel Mesi nuk ishte i vetmi debat që u zhvillua nga ekspertët e futbollit e tifozët, por dhe renditja e përgjithshme lë shumë për të dëshiruar.

“Pleshti” triumfoi ndaj Lewandowskit me një diferencë të ngushtë pikësh, vetëm 33, por gazetarët që kishin të drejtë vote ishin të pamëshirshëm me pjesën tjetër të konkurrentëve.

Luka Modriç, triumfoi në vitin 2018 pas një sezoni fantastik me Real Madridin dhe Kroacinë, ku shkoi deri në finale të Kupës së Botës.

Por kësaj radhe, kroati duhet të thotë shprehjen “rëndësi ka pjesëmarrja” pasi në drejtim të tij kanë shkuar 0 pikë, një zgjedhje e pakuptimtë nga votuesit që nuk e kanë parë të udhës të vlerësojnë Modriç me asnjë pikë.

Po ashtu, me 0 pikë e ka mbyllur renditjen dhe kapiteni i Çelsit, Çezar Aspilikueta, që bëri një sezon fantastik me Çelsin.

Topi i Artë për meshkuj, renditja përfundimtare dhe pikët:

Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona, ​​PSG),                 613 pikë.

Robert Levandovski (Poloni, Bajern Mynih),                 580 pikë.

Zhorzhinjo (Itali, Çelsi),                                                 460 pikë.

Karim Benzema (Francë, Real Madrid),                        239 pikë.

N’Golo Kante (Francë, Çelsi),                                       186 pikë.

Kristiano Ronaldo (Portugali, Juventus , M. Junajtid),  178 pikë.

Muhamed Salah (Egjipt, Liverpul),                                121 pikë.

Kevin De Bryjne (Belgjikë, Mançester Siti),                   73 pikë.

Kilian Mbape (Francë, PSG),                                        58 pikë.

Xhanluixhi Donaruma (Itali, Milan, PSG),                     36 pikë.

Erling Haland (Norvegji, Borusia Dortmund),               33 pikë.

Romelu Lukaku (Belgjikë, Inter, Çelsi),                        26 pikë.

Xhorxho Kielini (Itali, Juventus),                                   26 pikë.

Leonardo Bonuçi (Itali, Juventus),                               18 pikë.

Rahem Sterling (Angli, Mançester Siti),                       10 pikë.

Nejmar (Brazil, PSG),                                                    9 pikë.

Luis Suarez (Uruguai, Atletiko Madrid),                         8 pikë.

Simon Kjaer (Danimarkë, Milan),                                  8 pikë.

Mejzon Maunt (Angli, Çelsi),                                          7 pikë.

Riad Mahrez (Algjeri, Mançester Siti),                           7 pikë.

Bruno Fernandesh (Portugali, Mançester Junajtid),      6 pikë.

Lautaro Martínez (Argjentinë, Inter),                             6 pikë.

Harri Kejn (Angli, Totenham),                                        4 pikë.

Pedri (Spanjë, Barcelona),                                            3 pikë

Fil Foden (Angli, Mançester Siti),                                  2 pikë.

Nikolo Barela (Itali, Inter)                                              1 pikë.

Ruben Dias (Portugali, Mançester Siti),                        1 pikë.

Gerard Moreno (Spanjë, Vijareal),                                1 pikë.

Çezar Aspilikueta (Spanjë, Çelsi),                                 0 pikë.

Luka Modriç (Kroaci, Real Madrid),                              0 pikë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco