Messi ka kërkesën e veçantë për ‘France Football’: Jepini Lewandowskit ‘Topin e Artë 2020’

Messi ka kërkesën e veçantë për ‘France Football’: Jepini Lewandowskit ‘Topin e Artë 2020’

09:27, 30/11/2021

Edhe pse arriti të mposhte konkurrencën e Robert Lewandowskit për vitin 2021 duke fituar “Topin e Artë” numër 7 në karrierë, pasi në votat e gazetarëve nga e gjithë bota grumbulloi 33 pikë më shumë se Robert Lewandowski, Messi ka vlerësuar maksimalisht sulmuesin polak.

Pas marrjes së çmimit, argjentinasi ka bërë një kërkesë të veçantë revistës franceze në lidhje me edicionin e vitit të kaluar të “Topit të Artë” që u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.

“Është nder për mua që të konkurroj me Robert (Lewandowski). Vitin e kaluar ishte ai fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe ‘France Football’ duhet të ta japë këtë trofe. Ishe fitues me meritë, duhet ta kesh edhe ti në shtëpi këtë çmim”, tha Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco