Ylli argjentinas i Paris Saint-Germain, shtoi një tjetër 'Top të Artë' në koleksionin e tij, duke arritur në shtatë dhe tashmë është mbreti i padiskutueshëm i këtij çmimi.
Messi ka marrë urime nga të gjithë, natyrisht edhe nga legjenda e futbollit brazilian Pelé.
“Urime, Leo Messi, për një tjetër Top të Artë. Pa dyshim që është një nderim i drejtë për një talent të çuditshëm. Shtatë herë, faleminderit shumë!“, deklaroi kampioni i trefishtë i botës (1958, 1962 dhe 1970) në rrjetet sociale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: