FIFA fut teknologjinë e re për pozicionin jashtë loje

FIFA fut teknologjinë e re për pozicionin jashtë loje

15:46, 29/11/2021

FIFA ka sjellë një risi në futboll përsa i përket pozicionit jashtë loje.

Organizata më e madhe e futbollit është duke futur një teknologji të re, e cila do të implementohet në Kupën e Arabisë.

Kjo teknologji do të jetë gjysmë automatike, e cila do të testohet për rastet e pozicionit jashtë loje.

Shefi i Arbitrave, Pierluigji Kolina, foli për këtë risi duke e konsideruar shumë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit.

“Teknologjia është shumë e rëndësishme për rastet e dyshimta gjatë lojës. Vendimi do të merret duke u bazuar nga pozicioni i lojtarit, por dhe nga përfshirja e tij në aksion”.

Por si do të funksionojë kjo teknologji? Do të instalohen kamera në tarracën e çdo stadiumi. Të dhënat e marra nga videot do t’i dërgohen menjëherë dhomës së vëzhgimit. Vija e pozicionit jashtë loje do të llogaritet dhe rezultati do të jepet në kohë reale. Arbitri pastaj do të thërritet në VAR për të shqyrtuar rastet e dyshimta.

Kjo teknologji do të implementohet si fillim në Kupën e Arabisë 2021 dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe në zbardhjen e rasteve deçizive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco