VIDEO/ Portieri bën sherr me shokun e skuadrës, arbitri nxjerr kartonin e kuq

VIDEO/ Portieri bën sherr me shokun e skuadrës, arbitri nxjerr kartonin e kuq

13:47, 29/11/2021

Nuk është hera e parë që në futboll ndodhin përplasje mes shokëve të së njëjtës skuadre.

Mirëpo, ato zakonisht shuhen në fushë me ndërhyrjen edhe të pjesës tjetër të ekipit, ndërsa në dhomat e zhveshjes, kur nervat janë të rëna vjen edhe pajtimi.

Por, duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë mes portierit Gunarsson dhe Brekalo të skuadrës Viking në Norvegji.

Në ndeshjen e djeshme, dy shokët u përplasen në fushë, ndërsa portieri bëri edhe një gjest të shëmtuar pasi simuloi sikur Brekalo e goditi.

Në këtë formë, Brekalo u ndëshkua nga arbitri me karton të kuq duke lënë të tijtë me 10 vetë.

Për fat të mirë, loja ishte në minutat e fundit dhe ky episod nuk e pengoi Viking të fitonte me rezultatin 2-3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco