Nga rivalë të ‘urryer’, në shokë te PSG-ja/ Sergio Ramos mbështet Messin për ‘Topin e Artë’

Nga rivalë të ‘urryer’, në shokë te PSG-ja/ Sergio Ramos mbështet Messin për ‘Topin e Artë’

11:02, 29/11/2021

Sergio Ramos i ka uruar gjithë fatin e botës Lionel Messit në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë” dhe shpreson se bashkëlojtari i tij i ri te Paris Saint-Germain do ta fitojë këtë çmim edhe një herë tjetër.

Rivalët e “urryer”, tashmë të shndërruar në shokë skuadre në Ligue , ndihmuan PSG-në të mposhtë Saint-Etiennen të dielën, në debutimin e plotë të spanjollit.

Superylli argjentinas do të kërkojë ta fitojë “Topin e Artë” për herë të shtatë sonte në Paris.

Ramos u pyet nëse shpreson se Messi do ta fitojë “Topin e Artë”: “Po, natyrisht. Unë do ta mbroj këtë djalosh në ekipin tim. Atij ia uroj gjithë fatin e botës. Ai është në gjendje të mirë fizike dhe mendoj se ai është një lojtar i cili vërtet e bën dallimin. Ai është lojtar i veçantë dhe është privilegj ta kesh në ekip”, u përgjigj Ramos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco