Reali fitoi me përmbysje 2-1, Ancelotti: Sevilla na e vështirësoi jetën

Reali fitoi me përmbysje 2-1, Ancelotti: Sevilla na e vështirësoi jetën

09:20, 29/11/2021

Real Madrid vazhdon të fitojë dhe kryesojë La Liga-n. “Los Blancos” triumfuan 2-1 kundër Sevillas mbrëmjen e kaluar, duke regjistruar suksesin e katërt radhazi në kampionatin spanjoll.

Golat e Karim Benzema dhe Vinicius Junior përmbysën avantazhin e ekipit andaluzian, dhe Reali renditet në vend të parë në La Liga me 33 pikë pas javës së 14-të, katër më shumë se Atletico Madrid dhe Real Sociedad.

Trajneri i ekipit kryeqytetas, Carlo Ancelotti, nuk e fshehu lumturinë për fitoren ndaj një rivali shumë të fortë (Sevilla mban vendin e katërt me 28 pikë).

“Fitore e rëndësishme pasi Sevilla na e vështirësoi jetën. Ishte një ndeshje e komplikuar për ne. Të gjithë e njohim Sevillan, ekip që në pjesën e parë shfaqi në fushë gjithë kualitetin që zotëron.

Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Goli i barazimit dhe zëvendësimet e kryera na dhanë forcë dhe energji. E përsëris, u përballëm me një kundërshtar shumë të fortë që tregoi cilësi, sidomos në 45 minutat e para.

Vuajtëm për t’u bërë presing në pjesën e parë, u çekuilibruam disi. Pasi gjetëm golin e barazimit filluam të mbroheshim më mirë dhe nisëm të kontrollonim ndeshjen gjithnjë e më shumë.

Ndoshta barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë, por sigurisht që Reali im nuk e meritonte humbjen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco