Sot në Paris jepet ‘Topi i Artë’, kush është favoriti?

Sot në Paris jepet ‘Topi i Artë’, kush është favoriti?

08:59, 29/11/2021

Ceremonia e “Topit të Artë” do të kthehet sonte në mbrëmje pas një viti mungesë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Pas më shumë se një muaji garë të ethshme, sot do të mësohet fituesi i edicionit të 65-të të trofeut më prestigjioz individual për çdo futbollist.

Që nga viti 1956 kur “France Football” organizoi për herë të parë këtë çmim, deri më tani numërohen 64 edicione, mes të cilëve dhe 6 edicione kur kjo ceremoni organizohej në bashkëpunim mes “France Football” dhe FIFA-s në atë që njihej për ato vite si “Lojtari i Vitit”.

Por në vitin 2016, formati origjinal u kthye në fuqi dhe për më shumë në qytetin ku lindi, Paris.

Ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë” për vitin 2021 do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës, Paris.

Organizatorët kanë zgjedhur “Théâtre du Châtelet” (teatri “Shatele”) buzë lumit të Senës. Bëhet fjalë për një nga ndërtesat historike të Parisit, ndërtuar në vitin 1862.

Pikërisht në këtë vend u organizua edhe ceremonia e fundit, ajo në vitin 2019, ku fitues u shpall Lionel Mesi.

Ceremonia e dhënies së këtij trofeu do të nisë në orën 20:30 me orën e Tiranës.

“Topi i Artë”, që natyrisht është edhe çmimi më prestigjioz, nuk është i vetmi që do të jepet sonte në mbrëmje në Paris. Bashkë me të do të jepen edhe trofe të tjerë, tashmë të njohur për sportdashësit.

Kështu, do të jepet edhe trofeu “Topi i Artë” për femrat, trofeu “Kopa” për lojtarin e ri më të mirë dhe trofeu “Lev Jashin” për portierin më të mirë.

Favoritët - Në garë për këtë trofe prestigjioz janë plot 30 futbollistë, më të mirët në qarkullim. Gara ka qenë e fortë, por sipas të gjitha gjasave, favoriti numër një për t’u mundur është Leo Mesi. Ylli argjentinas është fituesi i fundit i këtij trofeu dhe për disa nga mediat e rëndësishme në Europë ai shihet në avantazh.

Suksesi i tij me Argjentinën në Kupën e Amerikës e bën favorit edhe pse ka nga ata që kanë fituar edhe më shumë se Leo gjatë këtij viti.

Pas gazetave spanjolle, dje ka qenë gazeta gjermane “Bild am Sonntag”, e cila ka dhënë një parashikim që e sheh Leo Mesin kandidat kryesor me 71.7 për qind mundësi suksesi.

Rivali i tij është Robert Levandovski me 40.5 për qind shanse, ndërsa i treti Mohamed Salah me vetëm 2.9 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco