Napoli shkatërron Lazion dhe shkëputet në krye të Seria-A

Napoli shkatërron Lazion dhe shkëputet në krye të Seria-A

22:55, 28/11/2021

Napoli tregon edhe një herë se është pretendente serioze për të fituar kampionatin italian. “Të kaltrit” triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie-A.

U deshën pak minuta lojë që të kuptohej qartësisht se Napoli do të ishte dominues. Zielinski e Mertens, që në 10 minuta e para shënuan dy herë dhe praktikisht përcaktuan fatin e sfidës, që foli vetëm për ekipin vendas. Reagimi i Lacios ishte i vakët dhe nuk vonoi as goli i tretë, përsëri me Mertens, duke krijuar një diferencë të thellë që në gjysmë orën e parë të lojës.

Pjesa e dytë ishte me më pak cilësi loje ofensive, por përsëri dominimi i Napolit ishte i dukshëm. Në fund erdhi edhe goli i Fabian Ruiz, i cili vulosi një fitore të thellë 4-0 në këtë duel dhe shkëputi me 3 pikë Napolin nga ndjekësi më i afërt në kreun e renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco