Atletico mundi me rezultatin 4-1 Cadizin në stadiumin Nuevo Mirandilla në kuadër të javës së 15-të të La Ligës dhe ndeshja u shënua nga një prej autogolave më të çuditshëm të sezonit.
Ishte duke u luajtur në minutën e 86-të kur Lozano tentoi të kromonte nga e djathta, por topi goditi Carrascon dhe mori një trajektore të çuditshme që mashtroi Jan Oblak.
Edhe pse slloveni tentoi ta heq topin, ai e futi atë në portën e tij.
Reagimi i Oblak duke qeshur me ironi përshkruan më së miri se sa i pazakontë është goli.
Fatmirësisht për të, Atletico ishte në avantazh të trefishtë, falë golave të Lemar, Griezmann dhe Correa, ndërsa Cunha shënoi golin e katërt menjëherë sapo topi nisi nga qendra në minutën e 86-të.
Kujtojmë që, Atletico është në vendin e tretë në La Liga, ndërsa Cadiz është në vendin e 17-të© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: