Atletico Madrid mposht me 'poker' Cadiz dhe i afrohet kreut

Atletico Madrid mposht me 'poker' Cadiz dhe i afrohet kreut

22:13, 28/11/2021

Atletico e Madridit lë pas humbjen në Champions League ndaj Milanit duke marrë tre pikët e radhës në La Liga. Skuadra e El Cholo Simeones fitoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Cadiz në një ndeshje ku shënuan të gjithë lojtarët e repartit ofensiv pavarsisht se pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 56-të Lemar zhbllokoi shifrat pas pasimit që mori nga belgu Carrasco, ndërkohë që Grizemann në të 70-ën realizoi një gol të bukur duke i çuar shifrat në 0-2.

Në minutën e 73-të Diego Simeone hodhi në fushë dyshen Correa-Cunha me argjentinasin që 3 minuta më vonë, shënoi golin e tretë pas asistit të marë nga sulmuesi brazilian. Në të 85-ën Lozano shënoi golin e nderit për Cadiz. Por pak sekonda më vonë Atletico Madrid shënoi sërish me Matheus Cunhan që kompletoi pokerin e skuadrës së Simoenes që me këtë sukses u ngjit në vendin e 2-të me 29 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco