VIDEO/ Emocionuese, Napoli kujton Maradonën, statuja e 'El Pibe de Oros' parakalon në stadium

VIDEO/ Emocionuese, Napoli kujton Maradonën, statuja e 'El Pibe de Oros' parakalon në stadium

21:41, 28/11/2021

Mbrëmje plot emocione në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli. Tre ditë më parë, më 25 nëntor, u bënë një vit nga vdekja e “El Pibe de Oro-s”. Në kujtim të tij  u organizua një ceremoni përkujtimore para fillimit të ndeshjes Napoli-Lazio.

Ndezja e dritave, lexim i një poezie të bukur të shkrimtarit Maurizio De Giovanni, por jo vetëm. Fotot më domethënëse të Maradonës u shfaqn në ekranin e madh. Nderim edhe nga tifozët e Napolit, të cilët brohoritën me zë të lartë emrin e Maradonës, kur statuja e numrit 10-të parakaloi rreth fushës.

Përsa i përket ndeshjes, Napoli po fiton me rezultatin 3-0 ndaj Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco