Sassuolo i prish festën Piolit, mund Milanin në 'San Siro'

Sassuolo i prish festën Piolit, mund Milanin në 'San Siro'

17:27, 28/11/2021

Pas suksesit të madh në “Allianz Stadium” (mundën Juventus), Sassuolo ia del edhe San Siro, duke dominuar Milanin e Stefano Piolit dhe duke prishur festën për rinovimin e kontratës të trajnerit Emilian.

Skuadra mike arriti të triumfonte me rezultatin 3-1 ndaj kuqezinjve, duke i kthyer me këmbë në tokë, pas triumfit ndaj Atletico Madrid në Wanda Metropolitano në Champions League.

Milan e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh me anë të kapitenit  Alessio Romagnoli në minutën e 21-të.

Por avantazhi i ekipit Lombard zgjati vetëm 3 minuta pasi miqtë barazuan me Scamaccan, i cili realizoi një super gol. Sassuolo gjeti avantazhin në minutën e 33-të. Mbrojtësi i kuqezinjve Kjaer devijoi topin në portën e tij.

Në pjesën e dytë Milani u përpoq të reagonte por ishte Domenico Berardi që vulosi sfidën me golin e tretë. Për italianin ky ishte goli i 10 kundër kuqezinjve në 14 ndeshje.

Me këtë humbje Milani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, dhe i jep një asist Interit për titullin kampion me zikaltërit që janë vetëm një pikë prapa kuqezinjve në renditje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco