Formacionet zyrtare/ Chelsea - Manchester united, Lukaku dhe Ronaldo e nisin nga stoli

Formacionet zyrtare/ Chelsea - Manchester united, Lukaku dhe Ronaldo e nisin nga stoli

17:14, 28/11/2021

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit mes Chelseat dhe Manchester United, e vlefshme për javën e 13-të në Premier League.

Pritet të jetë një sfidë mjaft e luftuar, duke parë përbërjet e lojtarëve që kanë skuadrat respektive, por edhe pretendimet që kanë në kampionat.

N'Golo Kante dhe Ben Chilwell janë lënë jashtë për këtë takim, teksa në vend të tyre do të aktivizohen Marcos Alonso dhe Ruben Loftus-Cheek. Timo Werner, i cili bëri paraqitjen e tij të parë për Chelsean këtë muaj kundër Juventusit të martën, e nis nga minuta e parë në sulm. Romelu Lukaku kursehet dhe nis në pankinë.

Nga ana e Manchester United, për ndeshjen e dytë të përkohshme Michael Carrick (teksa presin Ralph Rangnick), do të luajnë me formacionin 4-3-1-2. Cristiano Ronaldo e nis nga pankina.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco