FOTO/ Renato Arapi konfirmohet si trajneri i ri i Teutës

FOTO/ Renato Arapi konfirmohet si trajneri i ri i Teutës

12:31, 28/11/2021

Klubi i Teutës ka konfirmuar ditën e sotme pasuesin e Edi Martinit, teksa trajneri i ri i durrsakëve është Renato Arapi.

35-vjeçari do të ketë detyrën e tij të parë në rolin e trajnerit, ndërsa ish-futbollisti ka lënë gjurmë me ekipin bregdetar duke qenë kapiten i saj në suksese të mëdha siç ishte edhe triumfi në kampionat sezonin e kaluar.

Kujtojmë se Arapi në fillimin e këtij sezoni u emërua si drejtor teknik i Teutës, megjithatë tashmë ish-futbollisti do të ketë të ngarkuara përgjegjësi më të mëdha, ndërsa e merr ekipin në një moment jo shumë pozitiv.

Aktualisht, “Djemtë e Detit” pozicionohen në vendin e katërt të kampionatit me 13 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco