VIDEO/ Statistika e veçantë e Calhanoglu me Interin

VIDEO/ Statistika e veçantë e Calhanoglu me Interin

11:08, 28/11/2021

Interi arriti të korrte një sukses të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme ndaj Venecias, ku zikaltrit triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertë, falë golave të Hakan Calhanoglu dhe penalltisë së shndërruar në gol nga Lautaro Martinez në sekondat e fundit të lojës.

Një ndër më të mirët në fushën e blertë ishte pikërisht Hakan Çalhanoglu, i cili mbrëmë ka arritur një statistikë të veçantë në karrierën e tij futbollistike.

Sipas faqes së njohur të statistikave, “OPTA Paolo”, mesfushori turk ka shënuar në tre ndeshje radhazi në kampionat që nuk kishte ndodhur asnjëherë në karrierë gjatë aventurave të tij në Serinë A dhe Bundesligën gjermane.

Një rekord që tregon se 27-vjeçari aktualisht po kalon një moment të mirë me fanellën zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco