VIDEO/ Edhe Neymar do ta kishte zili simulimin komik që bën lojtari brazilian

VIDEO/ Edhe Neymar do ta kishte zili simulimin komik që bën lojtari brazilian

10:42, 28/11/2021

Mbrëmja e djeshme shënoi një festë të madhe për Palmeiras duke qenë se u shpallën kampionë të Kupës Libertadores teksa mposhtën në kohën shtesë me rezultatin 2-1, Flamengon.

Ishte një trofe i shumëdëshiruar nga të dyja klubet dhe për të arritur te suksesi, në fushë mund të bëhej gjithçka, teksa lojtari i Palmeiras, Dejverson (i cili shënoi edhe golin e fitores), vendosi të jepte disa “leksione” se si mund të shpenzohen minutat e fundit të sfidës për të mos e lënë kundërshtarin të afrohet në zonë.

Kështu, pas një kontakti me arbitrin, Deyverson vendos të bjerë në tokë duke shkaktuar një situatë shumë qesharake, por edhe acaruese për ekipin kundërshtar.

Ndërkohë, arbitri u gjend në vështirësi duke qenë se prekja e tij “hodhi” në tokë futbollistin, megjithatë në këtë rast ishte i bindur se kontakti nuk ishte mjaftueshëm për faull teksa u mundua të mos harxhonte shumë minuta me simulimin komik, të cilin edhe Neymar do ta kishte zili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco