VIDEO/ E nisi ndeshjen me 9 lojtarë dhe mbeti me 6, ja çfarë ndodhi në Beleneses-Benfica

VIDEO/ E nisi ndeshjen me 9 lojtarë dhe mbeti me 6, ja çfarë ndodhi në Beleneses-Benfica

08:45, 28/11/2021

Pandemia Covid-19 na ka mësuar të shohim çudira të shumta në dy vitet e fundit, por ajo e mbrëmjes së djeshme ishte padyshim më e pazakonta.

Skuadra e kampionatit portugez, Belenenses, është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka pasur në dispozicion vetëm 9 lojtarë përpara ndeshjes me Benficën, megjithatë për federatën e futbollit në vend nuk ka asnjë problem.

Klubit iu refuzua kërkesa për shtyrjen e ndeshjes dhe u detyrua që të zbresë në fushë me vetëm 9 futbollistë gjithsej, dy prej të cilëve ishin portierë dhe moshat variojnë nga 19 deri në 24 vjeç.

Me dy lojtarë më pak dhe pa asnjë tjetër në stol, padyshim që do të ishte e komplikuar dhe Belenenses e mbylli pjesën e parë duke pësuar 7 gola (0-7).

Në pjesën e dytë, skuadra vendase u reduktua në shtatë futbollistë.

Më pas, arbitri ka fishkëllyer për fillimin e pjesës së dytë, një lojtar ka rënë në fushë dhe, duke respektuar rregullat, arbitri e ka mbyllur lojën para kohe.

Në shumë postime në Twitter, kjo po konsiderohet si nata më e shëmtuar në historinë e futbollit portugez.

Formacioni i Belenenses dhe mosha e lojtarëve:

Henrique Pires (19)

João Monteiro (20)

André Lopes (20)

Antonio Montez (20)

Trova Boni (21)

Eduardo Kau (22)

Álvaro Ramalho (22)

Diogo Calila (23)

Rafael Santos (24)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco